Bledar Azizaj

Dr. Bledar Azizaj

Kam mbaruar studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Mjeksisë, Dega Stomatologji në vitin 2000 me vlersim maximal 10 në diplomë.

Gjatë viteve 2000-2005 kam punuar filimisht si asistent e më pas si mjek stomatolog pranë klinikës së PROF.DR Fejzi Keraj në Tiranë. Gjatë kësaj kohe  kam asistuar, përkthyer dhe  bashkëpunuar me PROF.DR Fejzi Keraj në shumë tema shkencore teorike e punime praktike, me qëllim hulumtimin dhe zbatimin në klinikë të teknikave e metodave bashkëkohore në Stomatologji. Kam qenë bashkëpunëtor dhe pjesëmarrës në shumë seminare, kongrese, e trajnime si brenda dhe jashtë vendit.


Nga viti 2005 në vazhdim kam hapur studion time private në qytetin bregdetar të Durrësit, dhe që prej vitit 2012 ushtroj professionin e mjekut stomatolog në klinikën e re NATURAL DENTAL bashkë me DR.Elona Azizaj, bashkëshorten time.

Aktualisht jam Anëtar i Urdhrit të Stomatologut Shqiptar, Anëtar i Shoqatës Stomatologjike Shqiptare, si dhe Anëtar i Shoqatës së Ortodontëve Shqiptar; pjesëmarrja në këto shoqata më mban në konktakt të vazhdueshëm me të rejat e Stomatogjise.

Specialitetet që ushtroj në klinikën time private janë: Terapia, Ortopedia, Implantologjia dhe Implantoproteza.

Jam në konktakt të vazhdueshëm me të rejat e Stomatogjisë, si dhe trajnimet të ndryshme Shqipëri, Itali e Europe.

Ndër trajnimet më të rëndësishme që kam zhvilluar gjatë viteve të fundit janë:

  • Kursi i Implantologjisë i bazuar mbi teknikën e elektrosaldatures të impianteve monofazike me ngarkesë të menjëhershme - në 02/2011 - Kurs i zhvilluar nga Universiteti FEDERICO 2 i Napolit, nën drejtimin e PROF.DR.Cerruti Quara Piero e PROF.DR.Picardi Nicola.
  • Kursi i  Implantologjisë i zhvilluar në Padova, pranë firmës Sweden & Martina
  • Kursi i Ortodoncisë i zhvilluar në Firenze në nëntor 2015, pranë firmes Leone, nën drejtimin e Dr. Arturo Fortini.
  • Kursi mbi Implantoprotesën të zhvilluar në Tiranë pranë Universitetit të Aldentit në datë 19.12.2015, nga Dental Leader Corsi.
  • Kurs bazë për trajtimin Orto/Kirurgjikal të Dismorfive Dento/Skeletale, të zhvilluar në Tiranë pranë Universitetit "Zonja e Këshillit të Mirë" në tetor 2015, nga Dental Leader Corsi

Zotëroj shumë mirë gjuhën italiane dhe anglese.

Bledar Azizaj

Dr. Elona Azizaj

Kam mbaruar studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Mjeksisë, Dega Stomatologji në vitin 2002 me vlersim maximal 10 në diplomë.

Gjatë viteve 2002-2005 kam punuar filimisht si asistente e më pas si mjeke stomatologe pranë klinikës së PROF.DR Fejzi Keraj në Tiranë. Gjatë kësaj kohe  kam asistuar, përkthyer dhe  bashkëpunuar me PROF.DR Fejzi Keraj në shumë tema shkencore teorike e punime praktike, me qëllim hulumtimin dhe zbatimin në klinikë të teknikave e metodave bashkëkohore në Stomatologji. Kam qenë bashkëpunëtore dhe pjesëmarrëse në shumë seminare, kongrese, e trajnime si brenda dhe jashtë vendit.


Nga viti 2005 në vazhdim kam hapur studion time private në qytetin bregdetar të  Durrësit, dhe që prej vitit 2012 ushtroj professionin e mjekut stomatolog në klinikën e re NATURAL DENTAL bashkë me DR.Bledar Azizaj, bashkëshortin tim.

Aktualisht jam Anëtare e Urdhrit të Stomatologut Shqiptar,Anëtare e Shoqatës Stomatologjike Shqiptare,si dhe Anëtare e Shoqatës së Ortodontëve Shqiptar; pjesëmarrja në këto shoqata më mban në konktakt të vazhdueshëm me të rejat e Stomatogjise.

Specialitetet që ushtroj në klinikën time private janë: Terapia, Ortodonzia e Pedodontia.

Jam në konktakt të vazhdueshëm me të rejat e Stomatogjisë, si dhe trajnimet të ndryshme Shqipëri, Itali e Europe.

Ndër trajnimet më të rëndësishme që kam zhvilluar gjatë viteve të fundit janë:

  • Master i Nivelit të Dytë në Ortodonzi, i zhvilluar për 2 vjet (2011-2013) pranë Universitetit "Zonja e Këshillit të Mirë" në Tiranë. Masteri ishte organizuar në bashkëpunim me Universitetin "Tor Vergata" në Rome.
  • Kursi i  Implantologjisë i zhvilluar në Padova, pranë firmës Sweden & Martina
  • Kursi i Ortodoncisë i zhvilluar në Firenze në nëntor 2015, pranë firmes Leone, nën drejtimin e Dr. Arturo Fortini.
  • Kursi mbi Implantoprotesën të zhvilluar në Tiranë pranë Universitetit të Aldentit në datë 19.12.2015, nga Dental Leader Corsi.
  • Kurs bazë për trajtimin Orto/Kirurgjikal të Dismorfive Dento/Skeletale, të zhvilluar në Tiranë pranë Universitetit "Zonja e Këshillit të Mirë" në tetor 2015, nga Dental Leader Corsi
  • Certifikimi  DOCTOR STEP (Straight Wire Technique Evolved Philosopy) pas ndjekjes së kursit njëvjecar teorik-praktik-klinik (2015-2016) nën udhëheqjen e Presidentit te STEP Community Italia-Albania Dr. Arturo Fortini. Unë jam anëtare e Step Community me nr.tesere 0025, dt.05.03.2016 dhe aplikoj teknikën STEP. Kjo tesere më jep të drejtën të përdor të gjithë logjistikën e STEP Community Italia, konsulencën e profesorëve dhe inxhinierëve të kompanise Leone, duke i ofruar pacientëve një kurë shkencore të garantuar nën drejtimin e Dr. Arturo Fortini.

Zotëroj shumë mirë gjuhën italiane dhe anglese.

Ky sito internet përdor cookies. Vazhdimi i navigimit të sitos nënkupton pranimin tuaj për përdorimin e cookies. Informazione të mëtejshme