Ortopedi
Ortopedia është specialiteti dentar që përqëndrohet në protezat dentare. Proteza dentare është nje proteze intraorale (brenda gojes) e cila përdoret për të restauruar (rindërtuar) defekte intraorale të tilla si dhëmbe të humbur totalisht ose pjesërisht.
Protezat dentare mund të jenë të fiksuara ose të levizshme. Protezat fikse përfshijne kurorat dhe urat që cimentohen në gojë. Protezat e lëvizshme përfshijne protezat totale ose pjesore.
Kur përdoret kurora?
Një dhëmb i dëmtuar rënde mund të rregullohet me anë të kurores. Përdorimi i kurorës eshte një alternativë e mirë trajtimi në rastet kur prishja e dhëmbit është shumë e përhapur ose kur dhëmbi është mbushur disa ose kur është i nxirë (për shembull si rezultat i terapisë së kanalit të rrënjës). Kurora forcon dhëmbin dhe përmireson pamjen e tij. Kurora mund të ndërtohet me lidhje te ndryshme metali/qeramikë ose me zirkon/qeramikë.
Cfarë mund të zëvendesohet me një urë dhe protezë dentare?
Një apo disa dhëmbë të humbur mund të zëvendesohen me një urë, me një proteze dentare ose implant. Ura fiksohet te dhëmbi ngjitur me dhëmbin që mungon dhe me pas ato inkapsulohen. Urat përdoren edhe për të mbuluar një hapësirë të krijuar si resultat i mungeses se disa dhëmbëve. Ashtu si kurorat, edhe urat mund te përbëhen nga materiale të ndryshme.
Ndryshe nga ura, proteza dentare pjesore është një zgjidhje ortopedike e lëvizëshme. Nje proteze pjesore mund të jetë për shembull një pllakë e përbërë nga plastike akrilike ose metal tek e cila lidhen dhe fiksohen dhëmbet artificiale. Kur proteza pjesore vendoset ne gojë, hapesirat e shkaktuara nga dhëmbet që mungojnë mbulohen nga dhëmbet e protezës.
Po nëse mungojnë të gjithë dhëmbët?
Në rastet kur mungojnë të gjithe dhëmbet, proteza e plotë është zgjidhja ortopedike. Proteza e plotë është një pajisje e lëvizshme e cila zëvendeson të gjithë dhëmbët. Nje protezë e plotë mund edhe të fiksohet në gojë ndërmjet përdorimit të disa implanteve. Edhe në këto raste, proteza mund të lëvizet për t'u pastruar nga vete personi.