Implantologji

A dëshiron te rifitosh një dhëmb të humbur?

Nëse humbet një dhëmb te përhershëm atëherë fatkeqësisht nuk mund të të dalë përsëri.
Gjithsesi, nuk duhet të dorëzohesh! Implantologjia është zgjidhja më e mirë per problemin tend. Nëse dëshiron te kesh një gojë rinore dhe dhëmbe të shëndetshëm, ajo të lejon që të shijosh vaktet dhe bisedat në mënyrë natyrale.

Natural Dental ju ofron vetem implante të certifikuara nga BE.

Ortopedi

Ortopedia është specialiteti dentar që përqëndrohet në protezat dentare. Proteza dentare është nje proteze intraorale (brenda gojes) e cila përdoret për të restauruar (rindërtuar) defekte intraorale të tilla si dhëmbe të humbur totalisht ose pjesërisht.
Protezat dentare mund të jenë të fiksuara ose të levizshme. Protezat fikse përfshijne kurorat dhe urat që cimentohen në gojë. Protezat e lëvizshme përfshijne protezat totale ose pjesore.

Ortodonci

A dëshiron ti kesh të gjithë dhëmbët të rradhitur në mënyrë të rregullt e perfekte?

Në jetën e përditëshme a të ndosh shpesh të hezitosh të qeshësh me gojën hapur para miqve të tu dhe fshihesh përhere pas dorës tënde sepse të vjen turp për dhëmbet e tua?

Dentistria e përgjithshme

Stomatologjia e përgjithshme mbulon shërbimet e mëposhtme:

Trajtim dhe parandalim të karieve
Një karie nuk është dicka per tu alarmuar, gjithsesi kërkon që të marrësh trajtim dentar të menjëhershëm në mënyre që të parandalosh dëmtime të mëtejshme të dhëmbit. Lënia e patrajtuar e një kariesi mund të shkaktojë probleme të mëtejshme dentare. Një nga shenjat më të zakonëshme që paraqitet në prani të një kariesi është dhimbja e dhëmbit, vecanërisht gjatë konsumimit të ushqimeve ose pijeve të ëmbla, të nxehta ose të ftohta. Nëse mendon se një karies të ka filluar, na kontakto sot.
Ki parasysh që nëse një kavitet zbulohet në fazat e tij të para, ndoshta mund të mos kesh kesh nevojë as për mbushje!

Pedodonti

Për t'u siguruar që femijet të rriten me një buzëqeshje të shëndetshme, ne ofrojme kujdes dentar pediatrik të plotë, duke përfshire kontrolle të rregullta, ngjitës për dhëmbe , mbushje dhe trajtime fluoride.

Ky sito internet përdor cookies. Vazhdimi i navigimit të sitos nënkupton pranimin tuaj për përdorimin e cookies. Informazione të mëtejshme