Dentistria kosmetike

Dëshiron të kesh dhëmbë të bardhë si bora?

Një person që i ka dhëmbët e bardhë si bora është tërheqës, qofte burrë apo grua. Ai apo ajo lë një përshtypje të mirë te një person me të cilin po takohet për herë të parë. Por është e vështirë të kesh dhëmbë të bardhe bore vetëm duke ndjekur një kujdes të zakonshëm. Për më tepër, cngjyrosja e smaltit mund të shkaktohet nga ilacet, kafja, caji dhe cigaret, mund të jetë e trashëguar ose të vijë si pasoje e plakjes.

Ne këto raste ne këshillojmë metoden e "Zbardhimit" të dhëmbëve.

Zbardhimi është një proces kimik i zakonshëm që përdoret per të zbardhur dhëmbët. Disa njerëz i zbardhojnë dhëmbët në mënyre që të zhdukin njollat, ndërkohe që të tjerë thjesht duan një hije zmalti më të bardhë. Përgjithësisht zbardhimi në shtëpi kërkon dy deri ne kater javë qe të ndodhe, në varësi të shkallës së zbardhimit që dëshirohet të arrihet. Zbardhimi tek dentisti mund të kërkojë një ose disa vizita nga 45 minuta deri në një orë.

Eja dhe provo llampën tonë të buzëqeshjes :) !

Ky sito internet përdor cookies. Vazhdimi i navigimit të sitos nënkupton pranimin tuaj për përdorimin e cookies. Informazione të mëtejshme