Dentistria e përgjithshme
Stomatologjia e përgjithshme mbulon shërbimet e mëposhtme:
Trajtim dhe parandalim të karieve
Një karie nuk është dicka per tu alarmuar, gjithsesi kërkon që të marrësh trajtim dentar të menjëhershëm në mënyre që të parandalosh dëmtime të mëtejshme të dhëmbit. Lënia e patrajtuar e një kariesi mund të shkaktojë probleme të mëtejshme dentare. Një nga shenjat më të zakonëshme që paraqitet në prani të një kariesi është dhimbja e dhëmbit, vecanërisht gjatë konsumimit të ushqimeve ose pijeve të ëmbla, të nxehta ose të ftohta. Nëse mendon se një karies të ka filluar, na kontakto sot.
Ki parasysh që nëse një kavitet zbulohet në fazat e tij të para, ndoshta mund të mos kesh kesh nevojë as për mbushje!
Parandalimi i Karieve
Një karie, shpesh e njohur si prishje dhëmbi, është një nga sëmundjet më të zakonshme. Fatmirësisht, kariet mund të parandalohen lehtësisht nëse ndiqen rregullisht disa zakone kostante të mirëmbajtjes së higjenes orale, të tilla si:
- Larja e dhëmbëve në mënyrën e duhur të paktën dy herë në ditë.
- Pastrimi i përditshëm me fill dentar për të larguar mbetjet ushqimore midis dhëmbëve.
- Përdorimi i një shplarësi goje antibakterial për të ndihmuar reduktimin e pllakave.
- Ndjekja e një diete të mirëbalancuar dhe të ushqyeshme me kufizime në të ëmbla.
- Vizita të rregullta te dentisti të paktën dy herë në vit.
Heqje dhëmbi:
Nëse ke një dhëmb shumë të dëmtuar, atëherë ai ndoshta duhet të hiqet. Heqja është e nevojshme në rastet kur prishja ose abcesi i dhëmbit është kaq e rënde sa që asnjë trajtim tjetër nuk do mund ta kurojë infeksionin. Në këtë mënyrë mund të ndalohet përhapja e infeksionit në zona të tjera të gojës.
Trajtimi i kanaleve të rrënjës
Trajtimi i kanalit të rrënjës shërbejnë për të shpëtuar një dhëmb që është shumë i dëmtuar apo i infektuar. Nëse dhëmbi nuk trajtohet, indet përreth rrezikojnë të infektohen dhe të formojnë abcese. Në këto raste, si fillim, në kryejmë një grafi për të parë madhësinë dhe formën e kanalit të rrënjes dhe për të përcaktuar nëse kocka përreth përmban infeksion. Pas anestezisë, ne vendosim një unazë gome përreth thëmbit për ta mbajtur atë të thatë dhe për te krijuar një vrimë hyrje në saj të së cilës fillojmë heqjen e pulpitit dhe indin nervor të kalbur. Pasi dhëmbi është pastruar plotësisht, mbushim kanalin me një paste izoluese dhe me një përbërës me përmbajte gome. Në varësi të shkallës së dëmtimit të dhëmbit, për të mbrojtur dhëmbin mund të jetë e nevojshme vënia e një kurore. Kurora parandalon thyerjen e dhëmbit dhe e ndihmon atë që të rifitojë funksionimin e plotë. Pavarësisht nëse vendos një kurore apo përdor një mënyrë tjetër për trajtimin e kanalit të rrënjës, ti duhet vazhdimisht të lash dhëmbët dhe të përdorësh fillin dentar.
Kontrolle të rregullta dentare
Mënyra më e mirë për të siguruar shëndet te mirë oral është vizitimi i dentistit tuaj mbi një bazë të rregullt. Për shumicën e pacientëve, këshillojme kontrollin dentar një herë në gjashtë muaj. Për pacientët të cilët janë më të ekspozuar/prirur ndaj sëmundjeve orale, që nuk pastrojnë gojën rregulisht ose që kanë kushte të caktuara shëndetsore, këshillojme kontrolle dentare më të shpeshta.