Ortodonci
A dëshiron ti kesh të gjithë dhëmbët të rradhitur në mënyrë të rregullt e perfekte?
Në jetën e përditëshme a të ndosh shpesh të hezitosh të qeshësh me gojën hapur para miqve të tu dhe fshihesh përhere pas dorës tënde sepse të vjen turp për dhëmbet e tua?
Kur dhëmbet nuk jane të radhitur ashtu sic duhet, ose kur nofullat nuk përputhen në mënyre korrekte, jo vetëm që prishet bukuria e paraqitjes tënde por ti gjithashtu mund të kesh një sëre dëmtimesh përsa i përket shëndetit tënd:
- Karie të shkaktuara nga fakti që porcione të dhëmbëve nuk mund të arrihen nga furca e dhëmbëve.
- Probleme të gojës, te tilla si sëmundje e mishit të dhëmbëve dhe gingivave.
- Irritim të sistemit të tretjes duke qenë se ushqimi nuk përtypet sic duhet.
- Shtrembërim të linjes së fytyrës si pasojë e një nofulle të pazhvilluar mirë.
- Ngurtësim të kurrizit dhe qafës, tendosje të syrit, dhimbje të kokës etj. si rezultat i përtypjes së njëanshme.
- Shqiptim të paqartë.
Ortodoncia mund t'i zgjidhe të gjitha këto probleme dhe mund të të ndihmojë që të kesh një buzeqeshje të shëndetshme dhe magjepsëse.