Implantologji

A dëshiron te rifitosh një dhëmb të humbur?

Nëse humbet një dhëmb te përhershëm atëherë fatkeqësisht nuk mund të të dalë përsëri.
Gjithsesi, nuk duhet të dorëzohesh! Implantologjia është zgjidhja më e mirë per problemin tend. Nëse dëshiron te kesh një gojë rinore dhe dhëmbe të shëndetshëm, ajo të lejon që të shijosh vaktet dhe bisedat në mënyrë natyrale.

Natural Dental ju ofron vetem implante të certifikuara nga BE.

Një implant dentar (i njohur gjithashtu si implant endosseous ose instalim/fixture) është një përbërës kirurgjik që përballet me kocken e nofullës ose te kafkës per të mbështetur nje proteze dentare sic është një kurore, urë, protezë dentare, protezë faciale.

Baza per implante dentare moderne është një proces biologjik i quajtur osseointegrim ku materialet, të tilla si titanium, formojnë një lidhje të ngushtë me kockën. Fillimisht fiksohet implanti në mënyrë të tillë që të lejojë osseointegrimin dhe më pas shtohet proteza dentare.

Avantazhet:

Eshtë gjëja më e afërt me dhëmbet natyrale dhe të shëndetshëm.Implanti dentar është një teknikë e fortë dhe e qëndrueshme që restauron një dhëmb të humbur në mënyrë që ai të duket, të ndjehet, të përshtatet dhe të funksionoje njësoj si një dhëmb natyral.

  • I ndërtuar për të qenë jetëgjatë. Implantet dentare janë një zgjidhje afatgjatë. Nëse vendosen dhe mbirëmbahen ne mënyre korrekte ato mund te zgjasin për gjithë jetën.
  • Të lejon të shijosh jetën pa u shqetësuar për dhëmbët e tua! Dhëmbet e restauruar me implante dentare janë dhëmbë që të lejojnë ty, dhe jo dhëmbët e tu, të udhëheqësh jetën.
  • Të ruan buzëqeshjen dhe formën natyrale të fytyres. Një fytyrë pa dhëmbë mund të varet dhe të duket e zhytur dhe e trishtuar. Implantet dentare të lejojnë të ruash formën natyrale të fytyrës dhe të buzëqeshjes tënde.
  • Mbron kockën e shëndetshme. Implantet dentare janë nje opcion i restaurimit dentar i cili ruan dhe stimulon kockën natyrale, duke ndihmuar në këtë mënyrë stimulimin e rritjes se kockës dhe shmangjen e humbjes së kockës.
  • Pa kavitete! Kavitetet nuk mund të shfaqen në një kurorë të restauruar me implant apo ne një dhëmb te zëvendësuar.
  • Historiku i trajtimit me implant dentar përmban rezultate të besueshme dhe afatgjata dhe shpesh konsiderohet trajtimi "më i parashikueshëm" ne krahasim me trajtimet e tjera që përdoren per riparimin apo zëvendësimin e dhëmbëve të humbura.

Ky sito internet përdor cookies. Vazhdimi i navigimit të sitos nënkupton pranimin tuaj për përdorimin e cookies. Informazione të mëtejshme